Kancelari gjerman: Putini duhet ta kuptojë që nuk do të ketë sukses me luftën

Bota

Kancelari gjerman: Putini duhet ta kuptojë që nuk do të ketë sukses me luftën

Më: 5 mars 2023 Në ora: 18:56
Kancelari i Gjermanisw, Olaf Scholz

Kancelari i Gjermanisw, Olaf Scholz tha se çdo negociatë rreth përfundimit të luftës në Ukrainë do të fillojë vetëm pasi presidenti rus Vladimir Putin të kuptojë se nuk do të fitojë.

“Pikëpamja ime, është e nevojshme që Putini të kuptojë se ai nuk do të ketë sukses me këtë pushtim dhe agresionin e tij imperialist dhe se ai duhet të tërheqë trupat. Kjo është baza për bisedime”, tha Scholz pwr CNN.

Ai shtoi se beson se Ukraina është “gati për paqe”.

“Nëse shikon propozimin e ukrainasve, është e lehtë të kuptosh se ata janë gati për paqe. Duhet të bëhet diçka. Kjo duhet të bëhet nga Putin”, tha Scholz.

I pyetur nga CNN nëse do të arrihet një marrëveshje që i jep fund luftës, ndoshta me pranimin e Ukrainës se nuk do të rimarrë Krimenë ose pjesë të rajonit lindor të Donbasit, Scholz tha se nuk do të merret asnjë vendim pa palën ukrainase.

“Ne nuk do të marrim vendime në vend të tyre. Ne i mbështesim ata”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat