Operatori i dronit të ushtrisë ukrainase, ka treguar edhe një herë që është bërë makth për ushtrinë e Vladimir Putinit.
Ai përmes fluturakes pa pilot “i dërgoi dhuratë” forcave pushtuese në afërsi të Siverskut, duke e goditur direkt tankun rus me dronin e mbushur me eksploziv.
Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë momentin kur konvoji i tankeve ruse po lëvizte në një fushë të gjelbëruar, dhe droni që i lokalizon dhe u vihet nga pas.
Me shpejtësi të madhe i afrohet tankut të fundit të cilin e godet direkt, ndërsa pamjet ndërpriten si rezultat i shpërthimit.
Ky aksion është realizuar nga brigada e 54-të e motorizuar e ushtrisë ukrainase, që njihet për sulme të tilla.