Në rrjetet sociale sot është shpërndarë një video, ku shfaq momentin kur ushtarët rusë ekzekutojnë në mënyrën më brutale një ushtar të paarmatosur ukrainas që e kishin zënë rob.
Në videon që nuk preferohet të shikohet për personat nën moshën 18-vjeçare, shihet ushtari i paarmatosur në uniformën e ushtrisë ukrainase duke pirë cigare, dhe duke thënë “Slava Ukraini”.
Mbi këtë ushtar të paarmatosur që e kishin zënë rob janë shkrepur breshëri plumbash, ku nga plumbat trupi i tij vazhdimisht lëkundej.
Në anën tjetër, shefi i diplomacisë ukrainase Dmytro Kuleba e ka përshkruar videon si të “tmerrshme”, duke shtuar se bëhet fjalë për dëshmi të reja se rusët po kryejnë gjenocid në Ukrainë.
Ai i ka bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare që të fillojë menjëherë hetimet për këtë pushkatim që ai e quajti “krim lufte” – duke theksuar se “kryesit e veprës duhet të ballafaqohen me drejtësinë”