LIVE: Eksperti rus befason me deklaratën e tij për luftën – Ky është problemi i ‘ri’ me të cilin po ballafaqohet Rusia!

Bota

LIVE: Eksperti rus befason me deklaratën e tij për luftën – Ky është problemi i ‘ri’ me të cilin po ballafaqohet Rusia!

Nga: Bota sot Më: 7 mars 2023 Në ora: 06:47 Përditësuar në ora: 11:21 më 07.03.2023
Vladimir Putin

Ukraina kërkon hetim pas dyshimeve që rusët po vrasin të burgosurit e luftës

Autoritetet ukrainase kërkuan hetim për krime lufte, pas publikimit të një videoje në mediat sociale, e cila dukej se tregonte forcat ruse duke vrarë një të burgosur lufte ukrainas.

“Gjuajtja e një ushtaraku të kapur ukrainas është një shkelje e Konventave të Gjenevës”, shkroi në Telegram Dmytro Lubinets, komisionari për të drejtat e njeriut në parlamentin ukrainas.

Videoja tregonte një ushtar ukrainas të paidentifikuar, i cili u qëllua për vdekje me armë automatike pasi tha: "Lavdi Ukrainës".

Sipas Konventave të Gjenevës, të vitit 1949, të cilat i kanë nënshkruar Rusia dhe Ukraina, tortura, shkaktimi i qëllimshëm i plagëve, vrasja e të burgosurve të luftës, shënjestrimi i qëllimshëm i popullatës civile dhe shkatërrimi i pronës pa pasur nevoja ushtarake, konsideron si krime lufte.

Edhe më herët Ukraina ka akuzuar Rusinë për keqtrajtimin dhe vrasjen e të burgosurve të luftës.

Ndërsa Kievi ka nisur hetime për krime të dyshuara të luftës, prej nisjes së saj më 24 shkurt të vitit të kaluar./REL

Rusia nis rekrutime të reja ushtarake në 30 qytete të vendit - ja si po realizohet ky proces përmes rrjeteve sociale

Lufta në Ukrainë po merr një tjetër rrjedhë, ku tashmë në fushën e betejës po thirren edhe “kamikazë”.

Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë Institutin për Studimin e Luftës (ISW), kamikazët po thirren për t’ju bashkuar ushtrisë ruse nga një psikiatër me bazë në Moskë.

Studimi amerikan tha se rrjetet ultranacionaliste ruse të mediave sociale po reklamonin gjithnjë e më shumë rekrutimin e të rinjve për njësitë e Grupit Wagner në pothuajse 30 qytete ruse.

ISW thekson se raportet tregojnë se Kremlini “po kthehet në fushatat e tij të pasuksesshme të rekrutimit të vullnetarëve”.

Ndërkohë, kanalet ruse të Telegram-it kanë filluar reklamat për rekrutimin në batalionet ekzistuese vullnetare, pasi ndërprenë thirrjet e tilla të rekrutimit në shtator dhe disa zyrtarë lokalë rusë po krijojnë gjithashtu qendra të lëvizshme rekrutimi.

Kujtojmë se shtatorin e kaluar, Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm në Rusi.

Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se në atë kohë Rusia do të grumbullonte 300,000 rezervistë.

Por vetëm disa javë më vonë, filluan të shfaqeshin raporte se burrat e pastrehë po regjistroheshin me forcë në ushtrinë ruse pa trajnimin e duhur.

Fabrikë gjermane për prodhim tankesh në Ukrainë?

"Panther" konsiderohet si një nga tanket më moderne në botë, që prodhohet nga koncerni gjerman Rheinmetall. Kompania tani dëshiron të hapë një fabrikë tankesh në Ukrainë.

Prodhuesi gjerman i armëve Rheinmetall po negocion me autoritetet në Kiev për hapjen e një fabrike për prodhimin e tankeve në  Ukrainë. Drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, Armin Papperger, tha se bisedimet me Ukrainën janë "premtuese" dhe se shpreson që një vendim do të merret së shpejti, "në dy muajt e ardhshëm."

“Fabrika e Rheinmetall mund të ndërtohet në Ukrainë me kosto prej rreth 200 milionë euro”,tha Papperger, duke shtuar se një fabrikë e tillë "do të jetë në gjendje të prodhojë deri në 400 tanke të tipit Panter në vit”.

Kreu i Rheinmetall është i bindur se fabrika në Ukrainë mund të mbrohet edhe nga sulmet ajrore ruse, sepse një fabrikë e tillë mund të jetë edhe objektiv i sulmeve ruse me raketa.

Papperger pretendon se aleatët e Kievit aktualisht po dërgojnë armë të mjaftueshme për të mbrojtur Ukrainën. Por kjo sasi armësh nuk është e mjaftueshme që Ukraina të rimarrë territoret e saj të okupuara nga Rusia. Sipas tij, Ukrainës i duhen nga 600 deri në 800 tanke për të fituar luftën. Edhe nëse Bundeswehr-i (ushtria gjermane) do t'i jepte Kievit të gjitha 300 tanket që ka në dispozicion, nuk do të mjaftonte për të fituar këtë luftë, vlerësoi Paperger dhe shtoi se koncerni Rheinmetall është duke punuar me kapacitet të plotë për të plotësuar kërkesat.

"Lufta ka të ngjarë të zgjasë me vite", theksoi Papperger.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dekaloi së fundi se Berlini vazhdon të zgjerojë ndihmën e tij ushtarake për Kievin. Si shembull, ai përmendi vendimin për të furnizuar Ukrainën me mjete luftarake të këmbësorisë Marder, me tanket luftarake Leopard 1 dhe Leopard 2, si dhe me pajisje të tjera të domosdoshme për luftë.

Aktualisht, ushtarët ukrainas po vazhdojnë stërvitjen për përdorimin e tankut "Leopard 2”. Berlini do të dërgojë gjithsej 18 tanke të tilla në Kiev. Siç është raportuar më parë, shuma e ndihmës që Gjermania i ka ofruar ose i ka garantuar Ukrainës, që nga shkurti i vitit 2022, është mbi 14 miliardë euro. Në këtë shumë nuk janë të përfshira vetëm ndihmat ushtarake, por edhe ndihmat humanitare dhe financiare./DW

Kremlini i trembet një sulmi ukrainas në Krime, nis ndërtimin e barrikadave e llogoreve në rajonin e aneksuar

orcat ruse raportohet se po ndërtojnë barrikada në plazhet turistike të Krimesë, duke treguar kështu frikën e Kremlinit për një sulm të mundshëm nga Ukraina në rajonin e aneksuar në vitin 2014.

Në kohën kur nuk ekzistonte konflikti i armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës, gadishulli ishte plot me turistë gjatë verës, ndërsa tani po hapen llogore për të penguar sulmet e mundshme nga Kievi.

Kjo lëvizje është një shenjë e qartë se udhëheqësit ushtarakë të presidentit rus Vladimir Putin janë të shqetësuar për mundësinë e përfshirjes në konfliktin për territoret të rajonit të Krimesë.

Në imazhet e kapura në plazhet e Krimesë mund të shihen qartë llogoret e gërmuara përgjatë plazheve në lindje të zonës së Yevpatorias, ndërsa më tej në perëndim duken llogoret e tjera në Chernomorskoye.

Raportimet nga mediat britanike thonë se një linjë mbrojtëse e përbërë nga llogore dhe fusha të minuara po ndërtohet përgjatë gjithë bregut perëndimor të gadishullit.

Sakaq, shërbimet e inteligjencës ukrainase kanë raportuar më parë se ushtria ruse “po përpiqet të forcojë më tej vijën bregdetare, nga frika e zbarkimit të trupave ukrainase”.

Komplot ndaj mbështetësit të ‘madh’ të Putinit? Shërbimi rus jep detaje: Ndaluam një sulm me bombë!

Shërbimi rus i sigurisë pretendon se ka penguar një sulm me makinë bombë të mbështetur nga Ukraina kundër një biznesmeni të njohur rus.

FSB, agjencia kryesore e inteligjencës ruse, tha se kishte ndërhyrë për të ndaluar komplotin, i cili përfshinte vendosjen e një bombe të bërë vetë me telekomandë në pjesën e poshtme të një makine të përdorur nga Konstantin Malofeyev.

Malofeyev është një mbështetës i zëshëm i Vladimir Putinit, i cili zotëron një kanal televiziv konservator që promovon pikëpamjet nacionaliste dhe mbështet fuqishëm luftën e Rusisë në Ukrainë.

Në një deklaratë, FSB akuzoi shërbimet ukrainase të sigurisë se qëndronin pas atentatit, për të cilin tha se ishte organizuar në emër të tyre nga aktivisti rus i ekstremit të djathtë me bazë në Ukrainë, Denis Kapustin.

Ai tha se një çështje penale ishte nisur kundër Kapustin për vepra të dyshuara terroriste dhe trafik të paligjshëm të eksplozivëve.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Ukraina.

Kuleba i bën thirrje Prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale të hetojë vrasjen e të burgosurve ukrainas nga rusët

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba i bëri thirrje Prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale Karim Khan që të nisë menjëherë një hetim për vrasjen e një ushtaraku ukrainas të kapur nga rusët.

“Video e tmerrshme e një të burgosuri të paarmatosur ukrainas të ekzekutuar nga forcat ruse thjesht për të thënë “Lavdi Ukrainës”. Një provë tjetër kjo luftë është gjenocidale. Është e domosdoshme që Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare Karim Khan të nisë një hetim të menjëhershëm të ICC-së për këtë krim të tmerrshëm lufte. Autorët duhet të përballen me drejtësinë”, shkroi Kuleba në Twitter .

Komisioneri i Parlamentit të Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Dmytro Lubinets, dërgoi një video të ekzekutimit të një ushtaraku ukrainas të kapur nga pushtuesit rusë në vendet partnere.

Të hënën, një video që tregon pushtuesit rusë që qëllojnë një ushtar ukrainas për të thënë “Lavdi Ukrainës” u shfaq në internet. Ende nuk dihet se ku dhe kur është regjistruar kjo video.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat