Biden dhe Macron diskutojnë për luftën në Ukrainë

Bota

Biden dhe Macron diskutojnë për luftën në Ukrainë

Më: 8 mars 2023 Në ora: 00:33
Emmanuel Macron dhe Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, zhvilloi sot një telefonatë me homologun e tij francez Emmanuel Macron.

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, dy liderët diskutuan mbështetjen e tyre për Ukrainën.

U diskutua për angazhimin për të vazhduar ndihmën e sigurisë për Kievin dhe “imponimin e kostove ndaj Rusisë për agresionin e saj”, shkruan Skynews.

Biden dhe Macron diskutuan gjithashtu “përpjekjet e tyre të përbashkëta” për të adresuar sfidat e paraqitura nga Kina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat