Ukrainës i duhen 1 milion raunde municioni, thotë ministri i mbrojtjes

Bota

Ukrainës i duhen 1 milion raunde municioni, thotë ministri i mbrojtjes

Më: 8 mars 2023 Në ora: 14:34
Oleksii Reznikov

Ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksii Reznikov tha të mërkurën se shtetit të tij i nevojiten 1 milion raunde të municionit “sa më shpejtë që është e mundur” për të penguar forcat ruse dhe të lëshojnë kundërofenzivë, shkruan CNN.

Duke folur para reporterëve para takimit të ministrave të Bashkimit Evropian në Stockholm, Reznikov tha Ukraina kërkon municion me vlerë rreth 4 bilion eurove.

Ai tha se mbështet planin e porpozuar nga Estonia për vendet e BE-së që bashkarisht t’i sigurojnë ato raunde të municionit. Ukrainës i duhet njga 90 mijë deri 100 mijë raunde artilerike çdo muaj, tha ai.

Ministri i mbrojtjes po ashtu tha se sistemet e mbrojtjes ajrore, tanket dhe municione janë ndër prioritetet që do të diskutojë me homologët evropianë.

Reznikov tha se koha është faktor vendimtar që mund të ruajë jeta, prandaj “ ne duhet të ecim para sa më shpejtë që është e mundur”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat