Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe Zelensky, bëjnë thirrje për zgjatjen e marrëveshjes së grurit

Bota

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe Zelensky, bëjnë thirrje për zgjatjen e marrëveshjes së grurit

Më: 8 mars 2023 Në ora: 15:10
Foto nga takimi

Volodymyr Zelensky dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, kanë bërë thirrje për vazhdimin e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi.

Ata duan një zgjatje të marrëveshjes, e cila i lejon Ukrainës të eksportojë grurë nga portet e saj të bllokuara të Detit të Zi, dhe lejon Rusinë të eksportojë ushqime dhe plehra.

Zelensky tha se marrëveshja e grurit është e nevojshme për botën, pas diskutimeve që i pati me Guterresin në Kiev.

Shefi i OKB-së theksoi gjithashtu rëndësinë e nismës, duke thënë: “Eksportet e ushqimit dhe plehrave ukrainase dhe ruse janë thelbësore për sigurinë globale të ushqimit dhe çmimet e ushqimit”.

Marrëveshja 120-ditore, e ndërmjetësuar fillimisht nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në korrik ishte zgjatur deri në nëntor, por ajo do të rinovohet më 18 mars, nëse asnjëra palë nuk e kundërshton.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat