Autoblinda ruse tentoi të neutralizojë ushtarët ukrainas, u hodh në erë gjatë tërheqjes me predhën antitank Javelin

Bota

Autoblinda ruse tentoi të neutralizojë ushtarët ukrainas, u hodh në erë gjatë tërheqjes me predhën antitank Javelin

Më: 8 mars 2023 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Në rrjetet sociale është publikuar një video e re e shkatërrimit të një mjeti të blinduar të ushtrisë ruse.

Kësaj radhe ukrainasit shkatërruan autoblindën ruse BMP-2, që kishte tentuar të godet pozicionet e ushtrisë ukrainase.

Videoja është realizuar në vendin Zaitseve në afërsi të qytetit të Bakhmutit në rajonin e Donetskut.

Autoblinda ruse u fut në një zonë të banuar duke tentuar të neutralizojë ushtarët ukrainas, por gjatë tërheqjes është goditur me predhën anti-tank Javelin.

Mjeti i blinduar rus u shkatërrua nga pjesëtarët e brigadës së 24-të të ushtrisë ukrainase.

Ndërsa sipas të dhënave të ekipit të pavarur Oryx që merret me regjistrimin e humbjeve ruse si në makineri luftarake ashtu dhe në personel ushtarak, Moska nga fillimi i luftës ka humbur 799 mjete të blinduara, ku 497 prej tyre janë shkatërruar.

261 tjera janë sekuestruar nga forcat ukrainase, kurse pjesën tjetër e kishin braktisur rusë në fushëbetejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat