Ukrainasit publikojnë pamjet, kur me dronin kamikaz hedhin në erë sistemin raketor rus që shkrepte raketa

Bota

Ukrainasit publikojnë pamjet, kur me dronin kamikaz hedhin në erë sistemin raketor rus që shkrepte raketa

Më: 9 mars 2023 Në ora: 08:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtria ukrainase ka publikuar pamjet e shkatërrimit të sistemit raketor rus.

Bëhet fjalë për sistemin raketor termobarik TOS-1A, që ndryshe njihet si Suncopek.

Në videon e publikuar nga ushtria ukrainase, shihet sistemi raketor duke shkrepur raketa, e pas tij lëviz një dron i cili përplaset në të dhe e hedhë në erë.

Ishte droni kamikaz i mbushur me lëndë shpërthyese që u përplas në të dhe e hodhi në erë.

Ukrainasit 20 ditë më parë kanë konfirmuar se kanë shkatërruar sistemin raketor TOS-1A, kurse tani pamje i publikoi edhe Nexta.

Siç raporton CNN, është një armë e ndaluar për përdorim në luftë sipas Konventës së Gjenevës, kjo për shkak të brutalitetit të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat