Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës publikoi video të një droni ukrainas duke sulmuar një tank rus.
Videoja e cila tregon këtë sulm u shpërnda nga llogari të ndryshme në rrjetin social Twitter.
Siç raportohet forcat speciale me përdorimin e një droni kamikaz FPV shkatërrojnë tankun T-72BRM.
Megjithatë nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar këto pamje dhe kur
Aktualisht luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në qytetin Bakhmut ku Rusia prej muajsh ka tentuar ta uzurpojë.