Presidenti i Ekuadorit rezulton pozitiv me COVID-19

Bota

Presidenti i Ekuadorit rezulton pozitiv me COVID-19

Më: 12 mars 2023 Në ora: 11:16
Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso

Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Si pasojë, ai do të punojë në distancë për disa ditë, siç njoftuan shërbimet e tij të shtunën.

Lasso, 67 vjeç, po shfaq simptoma, por është në gjendje të mirë shëndetësore.

Siç sqarojnë shërbimet e presidencës, ai do të qëndrojë në izolim për katër ditë, duke respektuar protokollin shëndetësor në fuqi në Ekuador.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat