Lufta në Ukrainë, Putini thotë se ekzistenca e shtetit rus është në rrezik

Bota

Lufta në Ukrainë, Putini thotë se ekzistenca e shtetit rus është në rrezik

Më: 14 mars 2023 Në ora: 15:13
Vladimir Putin

Vladimir Putin ka thënë se ekzistenca e Rusisë si shtet është në rrezik në luftën kundër Ukrainës.

Duke folur me punëtorët në një fabrikë aviacioni, Putin përsëriti pretendimet se Perëndimi synon ta shkatërrojë Rusinë.

Ai ka akuzuar më parë Perëndimin për përdorimin e Ukrainës si një mjet për t’i shkaktuar një “humbje strategjike” fqinjit të saj.

“Pra, për ne kjo nuk është një detyrë gjeopolitike, por një detyrë e mbijetesës së shtetësisë ruse, duke krijuar kushte për zhvillimin e ardhshëm të vendit dhe fëmijëve tanë”, tha Putini.

ShBA-ja, Britania e Madhe, BE-ja dhe aleatët e tjerë kanë thënë se po e ndihmojnë Ukrainën për të mbrojtur veten kundër një pushtimi të stilit perandorak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat