Ukraina thotë se trupat ruse po afrohen valë-valë në lindje

Bota

Ukraina thotë se trupat ruse po afrohen valë-valë në lindje

Më: 14 mars 2023 Në ora: 15:32
Ukrainë

Trupat ruse po vazhdojnë që të vijnë në valë përgjatë vijës së frontit në lindje të Ukrainës, thanë të martën ushtarët ukrainas, shenjë e këmbënguljes së Rusisë në fushatën dimërore pavarësisht nga dështimi i Moskës për të siguruar ndonjë fitore të madhe deri më tani.

Kur sulmet në pjesët e tjera të frontit kanë dështuar, duket se Rusia është e vendosur që t’i sigurojë rrënojat e qytetit të vogël, Bakhmut, në atë që do të ishte fitorja e parë që nga mesi i vitit të kaluar, raporton agjencia “Reuters”.

Në një fjalim të mbajtur mbrëmjen e kaluar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se në betejat në lindje është duke u vendosur e ardhmja e vendit, përfshirë Bakhmutin, ku komandantët ukrainas thonë se janë duke vrarë mjaftueshëm sulmues rusë për t’i justifikuar qëndrimin dhe luftimin për një qytet të rrënuar, i cili pothuajse është rrethuar.

Është shumë vështirë në lindje, shumë e dhimbshme. Ne duhet ta shkatërrojmë fuqinë ushtarake të armikut dhe do ta shkatërrojmë atë”- tha ai.

Më në veri të vijës së frontit, afër vendbanimit Kremina, komandanti i një njësiti në batalionin e 110-të të Ukrainës tha se sulmet ruse ende janë të pamëshirshme pavarësisht se kanë marrë pak terren atje. Rusët po mundohen që t’i afrohen Lyman-it, të cilin Ukraina e rimori vitin e kaluar.

Po shtyjnë fort. Po hedhin bomba mortajash drejt nesh”- tha komandanti ukrainas, duke treguar se njësitet ruse po përparojnë me ekipe zjarri prej tre ushtarësh, ndërsa një valë tjetër dërgohet prapa tyre për t’i zëvendësuar ata që vriten.

Natën, ata gjithmonë sulmojnë në këmbë dhe ne ulemi, duke shikuar përmes dylbive termale dhe duke i qëlluar ata”- shtoi ushtaraku.

Në anën tjetër, Kremlini tha se është i përkushtuar ndaj përdorimit të forcës për t’i arritur qëllimet e luftës. “Ne duhet t’i arrijmë qëllimet tona. Tash për tash, kjo është e mundshme vetëm përmes mjeteve ushtarake për shkak të pozicionit të tanishëm të regjimit të Kievit”- citohet të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat