Presidenti i Sirisë, Bashar Al Assad, ka mbërritur në Moskë.
Ai do të zhvillojë bisedime me Vladimir Putin, sipas presidencës siriane, përcjell Bota sot.
Udhëtimi shënon vizitën e parë zyrtare të Asadit jashtë Lindjes së Mesme që nga tërmeti shkatërrues i muajit të kaluar, sipas një deklarate.
Në deklaratë thuhet se Assad do të zhvillojë bisedime me Putinin gjatë vizitës së tij, së bashku me një delegacion të madh ministror sirian.