Lituania po i dërgon një mesazh të fortë presidentit rus Vladimir Putin pasi u lëshua një urdhër arresti për të dyshuar për krime lufte, përcjell Bota sot.
Ministria e saj e jashtme ka postuar në Twitter një foto të një pankarte në një rrokaqiell në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, ku shkruhet "Putin, Haga po ju pret".
Sigurisht që i referohet Gjykatës Ndërkombëtare Penale – e cila ka lëshuar urdhër-arrestin për zotin Putin – e cila ndodhet në Hagë në Holandë.
Në mars të vitit të kaluar, kryetari i bashkisë së Vilnius, Remigijus Simasius, pikturoi të njëjtin mesazh në një rrugë përballë ambasadës ruse të qytetit.