15 fëmijë të dëbuar së bashku me nënat e tyre rikthehen në Ukrainë

Bota

15 fëmijë të dëbuar së bashku me nënat e tyre rikthehen në Ukrainë

Më: 21 mars 2023 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Pesëmbëdhjetë fëmijë janë kthyer nga rajonet ukrainase të pushtuara nga Rusia, Kharkiv dhe Kherson.

Si dhe nënat e tyre dhe kujdestarët ligjorë të fëmijëve, tha komisioneri ukrainas për të drejtat e njeriut, Dmytro Lubinets.

“Bëhet fjalë për fëmijë nga qytetet e rajoneve Kharkiv dhe Kherson, të cilat ishin të pushtuara në fillim të luftës,” tha Lubinets.

Gjithsej 308 fëmijë janë kthyer në Ukrainë që nga pushtimi i plotë i Rusisë, shtoi ai, duke cituar byronë kombëtare të informacionit të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat