Ministri i Mbrojtjes i Rusisë ka paralajmëruar për një "përplasje bërthamore" të mundshme midis Moskës dhe Perëndimit, ka raportuar agjencia e lajmeve Interfax, përcjell Bota sot.
Sipas gazetës ruse, Sergei Shoigu tha se kishin mbetur gjithnjë e më pak hapa përpara se të ndodhte një incident i mundshëm.
Shoigu po i përgjigjej raporteve të mediave se Britania e Madhe do të furnizonte Ukrainën me municion që përmban uranium të varfëruar.
Ai shtoi se një veprim i tillë do të bënte që Rusia të përgjigjet.
Më herët sot, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova e quajti planin e Mbretërisë së Bashkuar "skenari i Jugosllavisë", duke thënë se municioni shkaktoi kancer dhe dëmtim të mjedisit.