Zëvendësministri i Jashtëm rus: Probabiliteti i konfliktit bërthamor 'në nivelin më të lartë në dekada'

Bota

Zëvendësministri i Jashtëm rus: Probabiliteti i konfliktit bërthamor 'në nivelin më të lartë në dekada'

Nga: A.SH Më: 22 mars 2023 Në ora: 15:56
Sergei Ryabkov

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov është i fundit që komentoi perspektivën e përshkallëzimit bërthamor, pas lajmeve se Mbretëria e Bashkuar po furnizon Ukrainën me armë që përmbajnë uranium të varfëruar, përcjell Bota sot.

Pas kritikave për lëvizjen nga Vladimir Putin dhe Sergei Lavrov, zoti Ryabkov tha se probabiliteti i një konflikti bërthamor ishte tani "në nivelin më të lartë në dekada".

Në komentet e raportuara nga agjencitë ruse të lajmeve, ai tha gjithashtu se nuk mund të flitet për negociata të fshehta apo të hapura me SHBA-në për rivendosjen e traktatit të ri START të reduktimit të armëve bërthamore.

Rusia u tërhoq nga traktati në shkurt.

Uraniumi i varfëruar përdoret në armë sepse mund të depërtojë më lehtë në tanke dhe armatura për shkak të densitetit dhe vetive të tjera fizike.

Predhat që e përmbajnë atë bëhen më të mprehta dhe ndizen kur bien në kontakt me armaturën.

Megjithatë, sipas Institutit të OKB-së për Hulumtimin e Çarmatimit, municionet e uraniumit të varfëruar nuk mund të konsiderohen si armë bërthamore.

Ai thotë se uraniumi i varfëruar nuk plotëson përkufizimet ligjore të armëve bërthamore, radiologjike, toksinike, kimike, helmuese ose ndezëse.

Por nuk është vetëm lëvizja e Mbretërisë së Bashkuar që ka zemëruar zotin Ryabkov - SHBA ka njoftuar së fundmi se do të vazhdojë fluturimet me dron mbi Detin e Zi. Kjo ndodh pavarësisht se një avion luftarak rus u përplas me një dron amerikan në fillim të këtij muaji.

Z. Ryabkov tha: "Ne e kemi gjetur veten në një gjendje konflikti të hapur defaktori me SHBA."

Lidhur me planet për dron, ai tha se SHBA-ja “po provokon Moskën të marrë masa hakmarrëse”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat