Paralajmëron Medvedev: Arrestimi i Putinit do të thotë shpallje lufte

Bota

Paralajmëron Medvedev: Arrestimi i Putinit do të thotë shpallje lufte

Më: 23 mars 2023 Në ora: 09:20
Medvedev

Perëndimi urren pavarësinë e Rusisë dhe Kinës dhe dekadat e ardhshme nuk do të jenë të qeta, pasi po përpiqet të shpërbëjë Federatën Ruse në shtete më të vogla dhe më të dobëta, tha në një deklaratë sot ish-presidenti rus Dmitry Medvedev.

Gjatë një interviste me agjencinë ruse të lajmeve TASS, Medvedev tha se Ukraina ishte pjesë e “Rusisë së Madhe” dhe shtoi se ai nuk shihte asnjë perspektivë për të përmirësuar marrëdhëniet e Moskës me qeveritë perëndimore në të ardhmen e afërt.

“Unë besoj se në një moment situata do të stabilizohet dhe komunikimet do të rikthehen, por sinqerisht besoj se deri atëherë një pjesë e madhe e këtyre njerëzve (përfshirë liderët aktualë perëndimorë) do të kenë dalë në pension dhe disa do të kenë vdekur,” shtoi ai.

Medvedev, sot nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, shtoi se nëse ndonjë vend përpiqet të vazhdojë me arrestimin e Presidentit Vladimir Putin , në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar kundër tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, kjo do të jetë konsiderohet në Moskë si shpallje lufte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat