Zelensky: Nuk mund ta nisim kundërofensivën pa siguruar më shumë armatim

Bota

Zelensky: Nuk mund ta nisim kundërofensivën pa siguruar më shumë armatim

Më: 25 mars 2023 Në ora: 18:53
Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se kundërofensiva e Ukrainës kundër Rusisë nuk mund të fillojë derisa aleatët perëndimorë të dërgojnë më shumë mbështetje ushtarake.

Ai tha një gazete japoneze se nuk do të dërgojë trupat e tij në vijën e frontit pa siguruar më shumë tanke, artileri dhe raketahedhës Himars.

Zelensky deklaroi në intervistë se situata në Ukrainën lindore “nuk ishte e mirë”.

Ne presim që të mbërrijë municioni nga partnerët tanë”, tha ai.

Dhe kur u pyet për kundërsulmin e pritshëm, ai tha: “Nuk mund ta fillojmë ende, nuk mund t’i dërgojmë ushtarët tanë trima në vijën e frontit pa tanke, artileri dhe raketa me rreze të gjatë”.

Ai shtoi: “Nëse keni vullnet politik, mund të gjeni një mënyrë për të na ndihmuar. Ne jemi në luftë dhe nuk mund presim”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat