Ky është momenti kur droni ukrainas shkatërron një raketahedhëse të shumëfishtë të forcave ruse.
Siç raportohet, Brigada e 59-të e Motorizuar shkatërroi sistemin rus të tipit BM-21 Grad 122 mm me një granatë të vetme 40×53 mm.
Granata që shkatërroi armatimin rus ishte hedhur nga një dron.
Pamjet besohet se janë xhiruar në qytetin Donetsk, sipas një uebfaqe të Ukrainës.
Ndryshe luftime janë duke u zhvilluar edhe në qytetin Bakhmut të Ukrainës derisa ditë më parë u raportua se mund të nisë një kundërofensivë. Mirëpo, tani presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se nuk mund të fillojë kjo kundërofensivë pa siguruar më shumë armatim.