Rusia dhe Kina nuk po krijojnë një aleancë ushtarake, tha presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë televizive të transmetuar të dielën, duke deklaruar se bashkëpunimi ushtarak i dy vendeve ishte transparent, njoftuan agjencitë e lajmeve.
Putin tha gjithashtu se fuqitë perëndimore po ndërtonin një "bosht" të ri, që kishte disa ngjashmëri me aleancën e Gjermanisë dhe Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.
Interfax citoi Putinin të ketë thënë:
Ne nuk po krijojmë asnjë aleancë ushtarake me Kinën.
Po, kemi bashkëpunim në sferën e ndërveprimit ushtarako-teknik. Ne nuk e fshehim këtë.
Gjithçka është transparente, nuk ka asgjë sekrete.