Një fushatë e re është duke u zhvilluar në të gjithë Rusinë që kërkon vullnetarë për të rritur trupat e saj për luftën në Ukrainë, sipas një raporti të agjencisë së lajmeve Associated Press.
Reklamat premtojnë shpërblime me para dhe përfitime të tjera, sipas raportit.
Duke shtuar se zyrat e regjistrimit po punojnë me universitetet dhe agjencitë e shërbimit social për të joshur studentët dhe të papunët.
Kremlini mohon që një thirrje tjetër është planifikuar për atë që e quan “operacioni i tij special ushtarak” në Ukrainë.