Borell: BE-ja dëshiron të shmangë varësinë nga Kina, si në rastin e gazit rus

Bota

Borell: BE-ja dëshiron të shmangë varësinë nga Kina, si në rastin e gazit rus

Më: 26 mars 2023 Në ora: 18:12
Josep Borell

Bashkimi Evropian po përpiqet të shmangë varësinë nga Kina pasi ishte i varur nga gazi rus, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borell, duke bërë thirrje për forcimin e tregtisë me Amerikën Latine.

“Ne zbuluam se varësitë, të cilat ishin blloqet ndërtuese të paqes, janë gjithashtu armë që mund të kthehen kundër nesh,” u shpreh Borrell.

Kjo doli në dritë me pushtimin rus të Ukrainës, pasi Moska kufizoi furnizimet e saj me gaz në Evropë dhe e detyroi kontinentin të gjente rrugë të tjera furnizimi”, shtoi ai.

Sipas zyrtarit të lartë të BE-së, kjo varësi bëri që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mendoi se “ai mund të pushtojë Ukrainën pa u ndëshkuar plotësisht, sepse Evropa, një konsumatore e gazit, 40 për qind e të cilit vjen nga Rusia, nuk do të reagojë”.

Ne duam të shmangim marrëdhëniet me Kinën”, theksoi ai ndër të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat