LIVE: Rusia ‘kërcënon’ Armeninë, e paralajmëron për pasoja të rënda – Ky është dështimi i radhës i Rusisë

Bota

LIVE: Rusia ‘kërcënon’ Armeninë, e paralajmëron për pasoja të rënda – Ky është dështimi i radhës i Rusisë

Nga: Bota sot Më: 27 mars 2023 Në ora: 07:14 Përditësuar në ora: 07:28 më 27.03.2023
Foto ilustrim

Putin njoftoi për vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi, reagon Shtëpia e Bardhë: Nuk ka asnjë provë

Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas deklaratës së presidentit rus, Vladimir Putin për vendosje e armëve bërthamore në Bjellorusi. Koordinatori i komunikimit strategjik i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se nuk ka asnjë provë deri më tani që Rusia të ketë dërguar armët atomike në Bjellorusi, ashtu siç pretendoi Putin.

“Nuk kemi parë asnjë tregues se ai ka përmbushur këtë premtim, ose ka lëvizur ndonjë armë bërthamore”, tha Kirby.

Bjellorusia, e cila është një nga aleatët më të afërt të Moskës, ka ndihmuar Rusinë të niste agresionin e saj ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, duke i lejuar Kremlinit të hyjnë në vend nga veriu.

Putin deklaroi se, Moska kishte transferuar tashmë një sistem raketash me rreze të shkurtër veprimi Iskander, një pajisje që mund të pajiset me koka bërthamore ose konvencionale, në Bjellorusi.

Putini tani “ua ka vënë syrin” studentëve dhe të papunëve, premton shpërblime të mëdha për të luftuar

Rusia ka nisur një fushatë të re duke kërkuar vullnetarë për të plotësuar trupat e vendit për luftën në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, reklamat premtojnë shpërblime në para dhe përfitime të tjera dhe zyrat e regjistrimit po punojnë me universitetet dhe agjencitë e shërbimeve sociale për të joshur studentët dhe të papunët.

Ndërsa luftimet vazhdojnë në fushat e betejës ukrainase si Bakhmut dhe të dyja palët përgatiten për kundërsulme që mund të kushtojnë edhe më shumë jetë, makineria e luftës e Kremlinit ka shumë nevojë për rekrutë të rinj.

Një mobilizim në shtator i 300,000 rezervistëve – i vlerësuar si një thirrje “e pjesshme” – shkaktoi panik në të gjithë vendin, pasi shumica e burrave nën 65 vjeç janë zyrtarisht pjesë e rezervës.

Ndërkohë dhjetëra mijëra njerëz u larguan nga Rusia në vend që të raportoheshin në stacionet e rekrutimit.

Kremlini ka mohuar që një thirrje tjetër është planifikuar për atë që e quan “operacioni i tij special ushtarak” në Ukrainë.

Por, një burrë në Moskë i tha Associated Press se punëdhënësi i tij, një organizatë e financuar nga shteti, mblodhi kartat e regjistrimit ushtarak të të gjithë punonjësve meshkuj të moshës luftarake.

Lufta në Ukrainë/ Tre të plagosur në Rusi, Moska akuzon Kievin për sulm me dron

Rusia pretendon se të paktën 3 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një droni ukrainas në rajonin Tula.

“Shpërthimi në qytetin Kireyevsk në rajonin e Tulës u shkaktua nga një mjet ajror ukrainas Tu-141 Strizh. Droni ishte i mbushur me lëndë shpërthyese,” tha një zëdhënës i agjencive lokale të zbatimit të ligjit për TASS.

Sipas TASS, “dy të rinj kanë marrë plagë fragmentimi dhe një person tjetër është lënduar lehtë. Janë dëmtuar tre blloqe apartamentesh dhe katër objekte shtëpiake.”

Ukraina nuk ka komentuar mbi incidentin deri më tani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat