Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya ka deklaruar se vendimi i Rusisë për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusinë synon të nënshtrojë Bjellorusinë dhe shkel Kushtetutën e saj.
“Kjo cenon sigurinë ndërkombëtare dhe natyrisht, është kundër vullnetit të popullit. Ne nuk jemi një vend bërthamor dhe nuk duam të vendosim armë bërthamore në shtetin tonë”, tha Tsikhanouskaya.
Ajo e quajti udhëheqësin bjellorus Alexander Lukashenko bashkëpunëtor në luftë dhe si njeriu që përmbush të gjitha urdhrat e Putinit.
Tsikhanouskaya gjithashtu pretendoi se Lukashenko nuk mund të marrë meritën që trupat bjelloruse nuk janë dërguar në Ukrainë.
“Është rezultat i një thirrjeje të qytetarëve të Bjellorusisë që janë kundër kësaj lufte dhe ushtarëve tanë që nuk kanë ndjesi anti-ukrainase. Ata nuk duan të vrasin apo të vriten në fushëbetejë për ambiciet e këtyre dy liderëve”, vazhdoi ajo.
Sipas saj, Lukashenko është përgjegjës për krimet e agresionit kundër Ukrainës dhe duhet të quhet sponsor i terrorizmit.