Një video amatore e publikuar në rrjetet sociale shfaq momentin kur krijohet një “re e bardhë”, si pasojë e ortekut të borës në një resort të njohur në Utah të SHBA-ve.
Pamjet që janë bërë virale nga Utah, shfaq skiatorët në resortin Sundance duke shikuar me frikë derisa sasia e madhe e borës binte nga kodrat.
Deri më tani kjo video është shikuar mbi 3.4 milionë persona, ndërsa nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
E për arsye të sigurisë kjo zonë është mbyllur përkohësisht për të shmangur më të keqen.
Në momentin që autoritetet vlerësuan se nuk kanosen pushuesit nga ndonjë ortek tjetër i borës, “dhanë dritën e gjelbër” për vazhdimin e punës.