Rusia nis stërvitje me raketat e reja balistike ndërkontinentale

Bota

Rusia nis stërvitje me raketat e reja balistike ndërkontinentale

Më: 29 mars 2023 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Rusia ka nisur stërvitjet me sistemet e reja balistike ndërkontinentale, të aftë për të mbajtur disa koka bërthamore, sipas ministrisë të mbrojtjes.

Më shumë se 3,000 trupa dhe 300 pajisje janë të përfshira në stërvitje, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë në Telegram.

Ushtrimet përfshijnë manovra të sistemeve Yars në tre rajone ruse dhe praktikën e  kamuflimit.

Sipas analistëve ushtarakë, sistemet Yars kanë një rreze veprimi prej 7500 miljesh dhe mund të mbajnë shumë koka bërthamore të vendosura në mënyrë të pavarur, të montuara në kamionë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat