Sanchez takon Xi Jinping këtë javë në Pekin, priten bisedime për paqen në Ukrainë

Bota

Sanchez takon Xi Jinping këtë javë në Pekin, priten bisedime për paqen në Ukrainë

Më: 29 mars 2023 Në ora: 10:25
Foto nga takimi

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez do trë takohet këtë javë në Pekin, me presidentin kinez, Xi Jinping.

Temë e diskutimit gjatë takimit, ndër të tjera, do të jetë edhe lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, shkruan Al Jazeera.

Spanja është gati t’i bashkohet përpjekjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Sánchez nuk e ka fshehur faktin se dëshiron të përdorë vizitën në Kinë për të nxjerrë në vend pikëpamjet e tij mbi atë që ai e quajti “kriza globale” e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës.

Xi, në një vizitë dy-ditore në Moskë javën e kaluar, tha se ai e sheh veten si një ndërmjetës global, duke përfshirë luftën midis Moskës dhe Kievit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat