Kremlini tha se konfrontimi i Rusisë me shtetet armiqësore dhe ajo që e quajti një "luftë hibride" që po zhvillohet kundër saj nga Perëndimi do të zgjasë shumë, përcjell Bota sot.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov bëri parashikimin kur u pyet se sa do të zgjaste konflikti.
“Nëse i referoheni një lufte në një kontekst më të gjerë, një konfrontimi me shtetet armiqësore, një luftë hibride kundër vendit tonë, atëherë ajo do të zgjasë për një kohë të gjatë”, u tha Peskov gazetarëve.
"Dhe këtu ne duhet të jemi të vendosur dhe të sigurt në vetvete dhe të konsolidojmë rreth presidentit," tha ai.