Kremlini tha se nuk ishte marrë asnjë vendim nëse presidenti Vladimir Putin do të vizitojë Turqinë në prill për të inauguruar një reaktor të ndërtuar nga kompania shtetërore ruse e energjisë bërthamore.
Të mërkurën, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Putini mund të vizitojë ceremoninë më 27 prill.
Kujtojmë, se më 24 shkurt 2022 Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë.
BE, SHBA dhe vendet aleate u përgjigjën me sanksione kundër Rusisë dhe mbështetje ushtarake për Ukrainën. Lexoni këtu artikujt e faqes sonë për këtë temë.