Parlamenti i Turqisë ka votuar pro anëtarësimin e Finlandës në NATO.
Këtë vendim të Parlamentit të Turqisë, e ka përshëndetur sekretari i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg.
“Kjo do ta bëjë familjen e NATO-s më të fortë dhe të sigurtë”, tha Stoltenberg
Procesi për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë u ngadalësua pasi Turqia shprehu shqetësimin se këto vende nuk kishin marrë masa ndaj grupeve që Turqia i konsideron si organizata terroriste.