Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, shpalsoi raportin e fundit, ku raportohet se më shumë se 8400 civilë janë vrarë që kur Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar.
‘Të burgosurit janë torturuar, ekzekutuar dhe fëmijët janë dëbuar me forcë’, tha Volker Turk, i Këshillit të të Drejtave të Njeriut.
“Kjo luftë sfidon çdo arsye. Kjo çmenduri duhet të marrë fund dhe të gjendet paqja. Nuk do të harroj kurrë fotografinë e një gruaje shtatzënë që po vdiste, në rrënojat e bombarduara të një materniteti në Mariupol në mars 2022,” tha ai.
Në lidhje me civilët e plagosur, besohet të jenë më shumë se 14000 qytetarë si dhe janë zhdukur 661 persona.
Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dokumentoi se forcat ukrainase të sigurisë kryen 91 zhdukje me forcë dhe ndalime arbitrare, 53% e të cilëve ishin torturuar ose keqtrajtuar menjëherë pas kapjes.