Luftime të vazhdueshme ka pasur javëve të fundit në Bakhmut ku ishin luftimet më të ashpra deri më tani.
Forcat ukrainase janë të vendosur që të mos e lëshojnë qytetin, ndonëse forcat ruse me muaj të tërë janë përpjekur për ta uzurpuar.
Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale tregon se si tanku i forcave ukrainas që godet pozicionet ruse diku në Bakhmut.
Ushtarët të cilët e drejtojnë tankun gjuajnë pa pushim në drejtim të forcave kundërshtare.