​Kina u kërkon fuqive të mëdha të heqin armët bërthamore nga vendet e tjera

Bota

​Kina u kërkon fuqive të mëdha të heqin armët bërthamore nga vendet e tjera

Më: 2 prill 2023 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Kina u ka bërë thirrje fuqive të mëdha të tërheqin armët bërthamore të vendosura në vende të tjera dhe të anulojnë marrëveshjet relevante me vendet pritëse, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i një lufte bërthamore, transmeton Anadolu.

Duke folur në një konferencë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi “Kërcënimet për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare” të premten, zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Geng Shuang, ka thënë se armët bërthamore janë shpata e Damokleut që qëndron mbi kokat e tyre.

Ne bëjmë thirrje për shfuqizimin e marrëveshjeve të ndarjes bërthamore dhe mbrojmë mosvendosjen e armëve bërthamore jashtë vendit nga të gjitha shtetet që kanë armë bërthamore, si dhe tërheqjen e armëve bërthamore të vendosura jashtë”, ka thënë Geng, sipas një transkripti të postuar në faqen e internetit të misionit të Kinës në OKB.

Geng ka shtuar se vendi i tij është i përkushtuar vendosmërisht ndaj një strategjie bërthamore mbrojtëse dhe ka mbajtur premtimin për “mospërdorim të parë të armëve bërthamore” në asnjë kohë dhe asnjë rrethanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat