Moldavi, presidentja Sandu i bën thirrje Perëndimit për mbështetje ushtarake

Bota

Moldavi, presidentja Sandu i bën thirrje Perëndimit për mbështetje ushtarake

Më: 3 prill 2023 Në ora: 19:44
Maia Sandu

Presidentja e Moldavisë Maia Sandu bëri thirrje sot për mbështetje ushtarake nga Perëndimi, pas zbulimeve në lidhje me një plan për destabilizimin e ish-republikës sovjetike, të hartuar nga Rusia.

Moldavia ka pësuar vazhdimisht “sulme hibride” nga Rusia dhe është përballur me “përpjekje që synojnë destabilizimin” e vendit, u tha presidentja Sandu gazetarëve në Bukuresht. Ajo theksoi se Moldavia aspiron të marrë sisteme armësh nga Perëndimi dhe mbështetje ushtarake.

“Ne duhet të përmirësojmë aftësitë tona në fushën e Mbrojtjes. Sigurisht që kemi nevojë për ndihmë dhe sigurisht që po flasim me partnerët tanë për këtë çështje”, tha Sandou.

Presidentja e Moldavisë udhëtoi në Bukuresht për konsultime me presidentin rumun Klaus Iohannis dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, të cilët e siguruan atë se Perëndimi do të mbështeste financiarisht Kishinau-n. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat