Aleatët perëndimorë i kanë dërguar Ukrainës 65 miliardë euro ndihmë ushtarake për të ndihmuar në luftën kundër Rusisë, tha të hënën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ndërkohë që nuk ka negociata paqeje në horizont, aleanca po përgatitet të dërgojë më shumë.
“Ne nuk mund të lejojmë që Rusia të vazhdojë të shkatërrojë sigurinë evropiane”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në Bruksel, duke shtuar se “nuk ka shenja që presidenti rus Vladimir Putin po përgatitet për paqe. Ai po përgatitet për më shumë luftë.”
Ministrat e Jashtëm të NATO-s që takohen të martën në Bruksel “do të diskutojnë se si mund të shtojmë mbështetjen tonë, duke përfshirë vazhdimin e forcimit të forcave të armatosura të Ukrainës”, tha Stoltenberg.
“Mbështetja jonë është për një kohë të gjatë.”, shtoi ai.