Katër persona u gjetën të vdekur pranë një hoteli në Kankun të hënën, njoftojnë zyrtarëve meksikanë, raporton CNN.
Sipas prokurorit të përgjithshëm të shtetit Quintana Roo, dy persona janë arrestuar për përfshirjen e tyre të mundshme në vdekjen e katër personave.
Të gjithë të vdekurit janë meksikanë, tha José Pablo Mathey Cruz, sekretari i sigurisë publike i Benito Juárez, komuna ku ndodhet Kankuni.
Ai tha se dyshohet që të dyshuarit janë të angazhuar në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, duke shtuar se pamjet nga kamerat lokale të sigurisë dhe puna e përbashkët e autoriteteve lokale ndihmuan në arrestimin e tyre.
Polo Gallegos, një turist që ishte në zonë në momentin e të shtënave, tha për CNN se kishte dëgjuar të shtëna teksa ishte në një palestër aty pranë rreth orës 10 të mëngjesit me kohën lokale.