Putin e quan Rusinë "qendra e respektuar e politikës botërore"

Bota

Putin e quan Rusinë "qendra e respektuar e politikës botërore"

Nga: A.SH Më: 5 prill 2023 Në ora: 15:26
Vladimir Putin

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë një qendër sovrane dhe e respektuar e politikës botërore”, tha Vladimir Putin teksa iu drejtua ambasadorëve të rinj në Moskë, përcjell Bota sot.

Ai i tha ambasadorit të Bashkimit Evropian se marrëdhëniet ishin "degraduar seriozisht" dhe BE kishte nisur një "konfrontim gjeopolitik" me Rusinë.

Putin tha se Rusia është e hapur për partneritet konstruktiv me çdo vend dhe nuk do të izolohet, pavarësisht situatës komplekse në botë.

Por ai tha se marrëdhëniet me Uashingtonin ishin në një krizë të thellë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat