Rusia: Marrëveshja e drithërave po zbatohet, por dërgesat shkojnë në vende të gabuara

Bota

Rusia: Marrëveshja e drithërave po zbatohet, por dërgesat shkojnë në vende të gabuara

Më: 6 prill 2023 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Vershinin, tha se iniciativa për drithërat e Detit të Zi po zbatohet, por se gruri po dërgohet në destinacione të gabuara.

Vershinin tha se 41 për qind e grurit dërgohet në vendet e Bashkimit Evropian dhe vetëm 2,7 për qind në vendet më të varfra, shkruan Anadolu.

Siç tha ai, për sa i përket pjesës ruse të marrëveshjes, ende ka pengesa në eksportin e produkteve bujqësore dhe plehrave, si në formën e sanksioneve ashtu edhe në atë që quhet “përmbushje e tepruar e detyrimeve sanksionuese” ku bankat, pronarët e anijeve dhe kompanitë e sigurimeve kanë frikë të punojnë me përfaqësuesit rusë.

“Kjo është arsyeja pse ne kemi formuluar qartë kërkesat tona. Ne kemi nevojë për përparim konkret në zbatimin e memorandumit midis Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara”, tha Vershinin.

Në qershor të vitit të kaluar, Türkiye, Kombet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për vazhdimin e eksportit të grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, që u pezullua pas fillimit të luftës ruso-ukrainase në shkurt 2022.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat