Ukrainasit publikojnë pamjet e sulmit mbi Melitopolin e pushtuar: Po numërojmë humbjet e rusëve

Bota

Ukrainasit publikojnë pamjet e sulmit mbi Melitopolin e pushtuar: Po numërojmë humbjet e rusëve

Më: 6 prill 2023 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Kryetari i qytetit ukrainas të pushtuar nga rusët, Melitopol, Ivan Fedorov, ka publikuar një video me të cilën pretendon se paraqet sulmin e mbrëmshëm mbi bazën ajrore ruse.

Fedorov gjendet në ekzil që kur rusët pushtuan qytetin e Melitopolit.

Ai sot publikoi video të ndryshme, duke thënë se në Melitopol janë dëgjuar shpërthime të fuqishme.

“Një natë e zhurmshme në Melitopolin e pushtuar përkohësisht, e në veçanti në aeroport”, ka shkruar Fedorov.

“Sipas informacioneve të para, ka ardhur deri te një shpërthim në rajonin ku gjendet baza ajrore e forcave armike – pra pranë aeroportit. Pushtuesit janë përgjigjur menjëherë duke aktivizuar njësitë e mbrojtjes kundërajrore. Po numërojnë humbjet e rusëve”, ka thënë Fedorov. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat