Lloji i avionëve luftarakë të dhuruar nga Polonia së fundmi nuk i plotëson nevojat e Ukrainës në fushën e betejës, u shpreh një nga komandantët më të lartë në forcat ajrore ukrainase.
Serhiy Holubtsov tha se Kievi kishte nevojë të madhe për avionë luftarakë F-16, të cilët janë “katër ose pesë herë” më efektivë se ata të dërguar nga Varshava.
Polonia njoftoi se do të dërgonte gjithsej 16 avionë MiG-29 të epokës sovjetike, ndërsa aleatët perëndimorë në përgjithësi i kanë rezistuar thirrjeve për avionët F-16.
“F-16 është një avion luftarak që është përmbush shumë funksione dhe mund të kryejë të gjithë detyrat ajrore që kërkohen. MiG-29 për fat të keq, është i shekullit të kaluar,” tha Holubtsov në televizionin kombëtar ukrainas.