Tanku i shtrenjtë rus merr flakë në pak sekonda, moment kur Ukraina hodhi predhë me dron

Bota

Tanku i shtrenjtë rus merr flakë në pak sekonda, moment kur Ukraina hodhi predhë me dron

Më: 7 prill 2023 Në ora: 10:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Një video e ndarë në Twitter tregon se si forcat ukrainase shkatërrojnë tankun rus të shtrenjtë.

Sipas mbishkrimit, përmes bombave që kanë një çmim prej 5 dollarësh, ukrainasit shkatërrojnë tankun rus që kushton 2 milionë dollarë.

Pamjet u shpërndanë nga një uebfaqe e cila vazhdimisht raporton momente në vijën e frontit të luftimeve. Në këto pamje, Ukraina hodhi predhat me dron drejt tankut të shtrenjtë rus.

Ndryshe, Ukraina e cila me muaj ka luftuar për ta mbajtur qytetin Bakhmut ku po zhvillohen luftimet më të ashpra, mund të nisë së shpejti një kundërofensivë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat