Negociatat e paqes për Ukrainën janë të mundshme vetëm nëse synojnë vendosjen e një “rendi të ri botëror” pa dominimin amerikan, tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një udhëtimi në Turqi të premten.
“Ajo që duhet të diskutohet është se në çfarë do të bazohen parimet e rendit të ri botëror, për të cilin ne të gjithë kemi nevojë”, tha ai.
Lavrov shtoi se në vend të një rendi botëror të njëanshëm:
“Rusia së bashku me shumicën dërrmuese të shteteve të tjera po avokon që rendi i ri botëror të bazohet në parimet e Kartës së OKB-së, të cilat, theksoj edhe një herë, janë shkelur drejtpërdrejt nga Perëndimi kolektiv”.