31 fëmijë janë kthyer në Ukrainë pasi u dërguan ilegalisht në Rusi, sipas Save Ukraine, organizatë humanitare me bazë në Kiev, raporton CNN.
Fëmijët – duke tërhequr valixhet dhe çanta me sende, me disa kafshë pellushi – të shoqëruar nga anëtarët e familjes, u përqafuan nga vullnetarët pasi kaluan kufirin në Ukrainë në këmbë. Më pas ata hipën në autobus për të vazhduar udhëtimin e tyre.
“Fëmijët e rrëmbyer nga rusët nga rajonet Kherson dhe Kharkiv më në fund kanë kaluar kufirin me familjet e tyre dhe tani janë të sigurt”, tha Mykola Kuleba, themeluesi i Save Ukraine, në një postim në Telegram.
“Si fëmijët dhe prindërit e tyre kanë përpara një rikuperim psikologjik dhe fizik. Dhe ne do të vazhdojmë të kujdesemi për ta derisa familjet të kthehen në shtëpitë e tyre”, shtoi Kuleba.
Akuzat për deportim të gjerë të detyruar të fëmijëve nga Ukraina në Rusi përbëjnë bazën e akuzave për krime lufte të ngritura kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe zyrtarit të lartë, Maria Lvova-Belova, nga Gjykata Penale Ndërkombëtare muajin e kaluar.
Ukraina ka thënë se janë më shumë se 16,000 raste të tilla nën hetim.