Ukraina pritet të rinisë eksportin e energjisë elektrike

Bota

Ukraina pritet të rinisë eksportin e energjisë elektrike

Më: 8 prill 2023 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Ukraina do të jetë në gjendje të eksportojë energji elektrike për herë të parë në gjashtë muaj, pasi infrastruktura e saj e energjisë po rimëkëmbet pasi për muaj të tërë u përball me sulme ruse.

Rusia nisi sulmet e saj kundër infrastrukturës energjetike ukrainas tetorin e vitit të kaluar.

Sulmet çuan në ndërprerje të mëdha të rrymës, duke lënë qytete e fshatra pa rrymë gjatë dimrit.

Për shkak të sulmeve, Ukraina u detyrua të ndalte eksportet e energjisë elektrike, por tani do të jetë në gjendje që sërish të shesë energji.

Ministri i Energjisë, Herman Halushchenko, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që autorizon eksportet, edhe pse konsumatorët lokalë do të vazhdojnë të jenë prioritet. Ai tha e sistemi ka prodhuar përtej kërkesave për pothuajse dy muaj dhe se ukrainasit tani nuk po përballen me kufizime të energjisë.

Dimri më i vështirë ka kaluar”, tha ai.

Hapi i radhës është nisja e eksportimit të elektricitetit, që do të na lejojë të tërheqim burime të reja financiare që janë të nevojshme për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar”, shtoi Halushchenko.

Muajin e kaluar në Ukrainë u raportua se furnizimet me energji u bënë më të qëndrueshme. Por, pavarësisht përmirësimit të gjendjes, operatori kombëtar i rrjetit elektrik, Ukrenergo, ka paralajmëruar ukrainasit se shteti nuk duhet të presë që Rusia të ndalë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat