Rusët kanë hapur një llogore prej 70 kilometrave në pjesët e uzurpuara të rajonit Zaporizhia

Bota

Rusët kanë hapur një llogore prej 70 kilometrave në pjesët e uzurpuara të rajonit Zaporizhia

Më: 8 prill 2023 Në ora: 17:08
Llogore

Një llogore prej 70 kilometrave është hapur nga forcat ruse në pjesët e pushtuara të rajonit Zaporizhia, raporton Kyiv Independent, duke cituar Qendrën për Hetimet Gazetare.

Hendeku i gjatë dhe i pandërprerë u kap nga sateliti Sentinel-2 dhe është hapur prapa vijës aktuale të frontit.

Llogorja shtrihet nga qyteti i pushtuar i Melitopolit në rajonin e Zaporizhia-s deri jashtë fshatit Marynivka në rajonin lindor të Donetskut.

Që nga uzurpimi i rajoneve në Ukrainë, imazhet satelitore kanë treguar se trupat ruse kanë gërmuar linja fortifikuese në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat