Dy të plagosur nga shpërthimi i eksplozivit në Kharkiv

Bota

Dy të plagosur nga shpërthimi i eksplozivit në Kharkiv

Më: 8 prill 2023 Në ora: 17:13
Ukrainë

Dy persona janë plagosur nga shpërthimi eksplozivëve në rajonin verilindor të Kharkiv.

Në një postim në Telegram , guvernatori i rajonit Oleh Syniehubov tha se një grua 53-vjeçare kishte shkelur një minë kundër personelit ndërsa ishte në një varrezë dhe ishte shtruar në spital.

Përveç kësaj, një burrë kishte mbetur i plagosur rëndë gjatë përpjekjes për të çmontuar një objekt të panjohur në fshatin Slobozhanske.

Guvernatori shtoi se mjekët tani po ofrojnë të gjithë ndihmën e nevojshme për viktimat.

I bëj thirrje të gjithëve që të jenë shumë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Mos vizitoni pyjet, fushat, brigjet e rezervuarëve dhe mos shkoni në anë të rrugëve. Përmbahuni nga vizitat e varrezave dhe zonave të tjera që nuk kontrollohen nga xhenierët”, tha zoti Syniehubov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat