Agresioni rus, Zelensky shfaqet optmist pas vizitës në Poloni: Një hap tjetër drejt fitores!

Bota

Agresioni rus, Zelensky shfaqet optmist pas vizitës në Poloni: Një hap tjetër drejt fitores!

Më: 9 prill 2023 Në ora: 20:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur vizitën e tij në Poloni si ‘një hap tjetër drejt fitores’.

Pak ditë më parë, Zelesnky zhvilloi një takim në Poloni ku u takua me homologun e tij Andrzej Duda në Varshavë.

Zelensky fitoi premtime të reja për bashkëpunim më të thellë ushtarak dhe ekonomik gjatë udhëtimit të tij në fqinjin më të afërt të Ukrainës.

“Faleminderit për vendimet e dakorduara, për paketën e fuqishme të mbrojtjes”, tha presidenti ukrainas.

Polonia është një ndër vendet aleate e Ukrainës dhe e ka treguar mbështetjen përmes furnizimeve me armë luftarake dhe duke dënuar agresionin rus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat