Ukrainë, dy të vrarë nga sulmet ruse në Zaporizhia

Bota

Ukrainë, dy të vrarë nga sulmet ruse në Zaporizhia

Më: 9 prill 2023 Në ora: 21:42
Ukrainë

Në Ukrainë, një burrë 50-vjeçar dhe vajza e tij 11-vjeçare u vranë pasi forcat ruse goditën të dielën një ndërtesë banimi në qytetin Zaporizhia, thanë autoritetet.

Shërbimi i urgjenaceve njoftoi gjithashtu se një grua 46-vjeçare, e identifikuar si nëna e vajzës së vrarë, u nxor nga rrënojat.

Pamjet filmike të publikuara nga agjencia ukrainase e urgjencave tregon momentin e nxjerrjes së gruas nga rrënojat. Agjencia e lajmeve Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavrur datën e filmimeve.

Sekretari i këshillit të qytetit, Anatoliy Kurtev, tha se dy raketa ruse kishin shkatërruar një ndërtesë dhe dëmtuar dhjetëra të tjera gjatë sulmit të natës.

Ndëshkimi i rëndë për pushtuesit për këtë luftë kriminale është i pashmangshëm”, shkruante ai në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ekipet e shpëtimit gërmuan mes rrënojave mëngjesin e së dielës ndërsa dëgjoheshin sirenat që paralajmëronin sulme të tjera të mundshme./VOA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat